Humb jetën në aksident këshilltari i ministrit shqiptar

0

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Kosovë.

Mësohet se viktima në këtë aksident është Albert Krasniqi, aktivist i Nismës Socialdemokarate.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

Ai njofton se Albert Krasniqi, sot do të duhej të niste punën si këshilltar i tij, por fatkeqësisht nuk shkoi dot në punë.

Njoftimi i plotë i Krasniqit:

ALBERT sot kam pritur të të uroj mirëseardhje në detyrën e re si këshilltar i imi në MTI, por në asnjë mënyrë s’kam menduar që pikërisht të ju them lamtumirë.

Veprat tua, sjellja jote ishin shembulli më i mirë i një të riu, me një perspektivë për të ardhmen.

Do të na mungosh shumë Albert, kujtimi për ty kurrë nuk do të harrohet.

Lamtumirë shoku ynë,

Lutemi që të pushoni i qetë në parajsë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu