Humb jetën në aksident presidenti i klubit të futbollit. Emri, foto

0

Si pasojë e një aksídenti automobilistik, ka ndërruar jetë presidenti i klubit të futbollit për femra në Malishevë, Albert Krasniqi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar ndërsa është bërë i ditur nga vetë klubi i cili ka shprehur kèqardhjen për ngjarjen e dhímbshme.

Aksídenti mësohet se ka ndodhur në fshatin Tërpezë të Malishevës rreth orës 22:40. Krasniqi ishte në njëjtën kohë dhe aktivist i Nismës Socialdemokrate.

Mesazhi i klubit të futbollit për femra të Malishevës: Lamtumire Kryetari yne Albert Krasniqi! Albert diten e fundit te jetes tende e kaluam se bashku duke bere planifikimet tona, per te ardhmen e klubit, ato planifikime te cilat mbeten ne gjysem.

Ishin oret e vona te mbremjes, kur nuk kishte shume kohe qe u pershendete nga ne per tu takuar serisht me ne, ndodhi aksídentit fatal qe ta mori jeten ne lulen e rinise.
Ishe dhe do te mbetesh gjithmone ne zemrat tona ashtu sic ishe i vecante, i urte, i mencur , e bujar sic dite ti. Lamtumire Kryetar! Te qofte i lehte dheu i Kosoves!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu