Ish-polici me shpejtësi skëterrë humb kontrollin e makinës, ja momenti kur përplaset me shtyllën

0

Një Ish-polic duke ecur me shpejtësi skëterrë ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me shtyllën e një karburanti në vendi e quajtur “Unaza e vjetër” në Kavajë.

Ai po udhëtonte me shpejtësi dhe jo në anën e tij të makinës, për të shmangur aksidentin me makinën tjetër ai është përplasur me shtyllën e karburanit të ndodhur afër rrugës.

Ish-polici i larguar me dëshirë nga detyra me iniciale M.Xh është dërguar me shpejtësi në spitalin e Durrësit dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Nuk dihet akoma se cili është shkaku i ecjes me shpejtësi të shoferit dhe se pse po ecte nga ana tjetër e rrugës. Sipas policisë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu