Humb jetën në det 59-vjeçarja në Vlorë, dyshohet arrest kardiak

0

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të mërkurë në Vlorë, ku një shtetase 59-vjeçare ka humbur jetën teksa ndodhej në det. Sipas burimeve paraprake, gruaja është nxjerrë nga familjarët e saj dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete.

Pas vdekjes, trupi i saj është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e sakta të ngjarjes, por dyshimet e para janë se gruaja mund të ketë pësuar një goditje në zemër (arrest kardiak) gjatë kohës që ndodhej në ujë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.