Humb jetën në gjumë foshnja 19 ditëshe në Greqi, nëna po flinte në të njejtin krevat me të

0

GREQI- Një foshnje 19-ditore ka ndërruar jetë për shkaqe të panjohura në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një orë e gjysmë pas mesnate të së shtunës në një shtëpi në Kato Achaia, teksa nëna 21-vjeçare së bashku me foshnjën po flinin në të njejtin krevat.

Sipas mediave greke, nëna e re sapo ka kuptuar që fëmija i saj nuk po merrte frymë ka lajmëruar Policinë dhe në të njejtën kohë ka thirrur edhe ambulancën. Foshnja është dërguar në Qendrën Shëndetësore Kato Achaia, ku fatkeqësisht është konstatuar se është tepër vonë pasi ai ka ndërruar jetë.

I porsalinduri ka lindur më 1 qershor dhe prej 7 ditësh ka qenë në inkubator me një infeksion të rëndë, ndërsa të hënën më 27 qershor do t’i nënshtrohej endoskopisë së kafkës. Të gjitha detajet e humbjes tragjike janë hetuar nga Departamenti i Policisë së Akaisë dhe sipas indikacioneve të bazuara, të kryqëzuara dhe të qarta, shkaqet e vdekjes kanë një sfond të rëndë patologjik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu