Humb jetën një tjetër pushues sapo futet në ujë në plazhin e Lezhës

0

Humb jetën një tjetër pushues sapo futet në ujë në plazhin e Lezhës

Në plazhin e Tales, shtetasi B.Xh, rreth 52 vjeç, banues në Kamzë Tiranë, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit nuk është ndier mirë. Roja bregdetare dhe pushuesit e tjerë e kanë ndimuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjeherë është transportuar në Spitalin rajonal, por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se 52-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të humbjes së jetës së 52-vjeçarit.

Një pushues humbi jetën në plazhin e Durrësit sapo u fut në ujë duke e çuar në 2 persona që humbin jetën në plazhet e vendit gjatë ditës së sotme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu