Humb j*tën 20-vjeçari, rrëzohet nga kati i katërt i pallatit në Patos

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos të Fierit.

Sipas policisë, një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.

“Rreth orës 21:40 të mbrëmjes së sotme, në Patos, Fier, një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin lokal. Shtetasi R. M., rreth 20 vjeç, i cili vuante nga sëmundje të shëndetit mendor, ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në pallatin ku R. M. jetonte, dhe nuk ka pasur të tjera detaje të konfirmuara për përfshirjen e personave të tjerë. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ekipi i emergjencës, por ndihma ka ardhur tepër vonë për të shpëtuar jetën e të riut”, njofton policia.

Grupi hetimor është angazhuar për të sqaruar rrethanat e plota të këtij incidenti tragjik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu