Humb ndjenjat motra e Klodian Rashës teksa protestonte para kryeministrisë

0

Motra e Klodian Rashës e cila erdhi nga Italia për të varrosur të vëllain dhe për të protestuar ka humbur ndjenjat, teksa po protestonte para kryeministrisë.

Mesohet se Bora Rashës i ka rënë gjendje të fikti teksa për të ndihmuar atë janë angazhuar protestues edhe një police.

Ajo ishte duke mbajtur një flamur kuqezi të Shqipërisë në dorë kur ka humbur ndjenjat para kryeministrisë.

Motra e Klodian Rashës, Bora Rasha e cila ishte në protestë ditën e sotme, u shpreh se vëllai i saj ishte qëlluar me dy plumba nga polici, një në zemër dhe një në kokë.

Motra e Klodianit tha se ai nuk ka pasur asnjë faj, dhe se i vëllai i saj ishte i fejuar dhe ato prisnin që ta martonin. Ajo ndërkohë mbante një flamur kombëtar në dorë ku tha se e mban për gjakun e vëllait të saj që është derdhur.

“Vëllai ka shku me marrë paket dhe u kthye i vrarë në shtëpi. E drejta ime është që kërkoj të di për ca është qëlluar vëllai. Unë kam qenë në Itali kur është vrarë. Kërkojmë të drejtën e familjes. Vëllai ska pasur probleme, ka qene i fejuar, prisnim që këtë vit të martohej. Ka qenë e fejuar me një vajze nga Dibra.

Më ka prekur loti në zemër, kam gjashtë muaj që se kisha takuar, dhe po e takoj në arkivol. Dua të drejtën e vëllait tim. Ai nuk ka pasur faj fare çfarë ngjarje është kjo. Ai ka pasur dy shenja në trup, njëra në kokë dhe njëra në shpatull. Mbaj flamurin kombëtar për gjakun e vëllait që është derdhur. Në ditën e shiut e ka marrë toka. Dua të drejtën.”- tha Bora Rasha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu