Humbën jetën pasi makina e tyre ra në greminë, dalin fotot e dy të rinjve

0

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga aksidenti i mbrëmshëm me dy viktima në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në Fortuzaj në Tiranë. Nga aksidenti ndërruan jetë Denis Çali dhe Brusild Gjyla.

Dyshohet se të rinjtë nuk e njihnin mirë rrugën, ndërsa për shkak edhe të mungesës së ndriçimit dhe zonës së thellë, nuk e kanë parë kthesën dhe kanë rënë në humnerë me mjetin e tyre ‘Range Rover’.

Mësohet se një prej viktimave, Denis Çali kishte dy ditë që kishte ardhur nga Italia, pasi ishte emigrant në Itali. Drama shtohet edhe më shumë, ndërsa një prej tyre, Gjyla, në shtator kishte caktuar që të bënte dasmën e tij.

Njoftimi: Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, B. Gj., 26 vjeç, dhe D. Ç., 33 vjeç, kanë ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Dje-Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.07.2023, në fshatin Fortuzaj, ka rënë në humnerë një mjet tip “Range Rover” në të cilin ndodheshin shtetasi D. Ç., 33 vjeç, dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar.

Si pasojë shtetasi D. Ç., 33 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa shtetasi tjetër ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu