Humbi babain në 21 Janar, flet Ana Veizi: Unë besoj akoma tek drejtësia

0

Ana Veizi, e cila ishte vetëm 11 vjeçe, kur humbi në protestën e 11 janarit të atin, Ziver Veizin, e rikujton të gjithë skenën dhe dhimbje me të gjitha detajet, ndërsa sot gjithçka që mund të thotë para kamerave është se ka mall për babanë dhe se nuk i ka humbur ende shpresat te drejtësia.

Ajo shprehet se ende nuk është vënë drejtësia në vend për babanë e saj, por edhe për tre viktimat e tjera të 21 janarit të 11 viteve më parë, ndërsa shprehet se shpresa është ajo që i mban gjallë.

“Nuk është venë në vend drejtësia. Unë besoj akoma tek drejtësia, shpresa na mban gjallë. Atë ditë e kujtoj po njësoj, me të njëjtën dhimbje, shumë mall kam për babën, kujtoj çdo detaj“, tha Ana Veizi.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu