MBRETËRI E BASHKUAR – Jayne Carpenter, 53 vjeç dhe sh-infermiere nga Mbretëria e Bashkuar mbeti me vetëm një gjymtyrë pasi një kollë u shndërrua në një infeksion që mund t’i merrte jetën katër vjet më parë. Shëndeti i saj mendor filloi të rëndohej çka bëri që ajo t’i jepte fund jetës duke u varur ditëne djeshme.
Sipas The Sun, Jayne shkoi te mjeku me kollë dhe u diagnostikua me pneumoni ndërsa ishte në spital në 2016. Ajo kaloi dy muaj në koma dhe iu prenë të dyja këmbët dhe njërin krah për shkak të sëmundjes sepsis neutropenik, që ndodh kur sistemi imunitar mbi-reagon duke shkatërruar indet e trupit. Pas amputimit të saj, zoti Carpenter tha se gruaja e tij nisi të gjitha përpjekjet për të rifituar jetën e saj dhe i mahniti si familje.
Në nëntor 2019, i shoqi vuri re një rënie të papritur në shëndetin mendor të Jayne dhe ajo filloi të pinte më shumë alkool. Hetimi zbuloi se Jayne mori një mbidozë dy herë dhe kishte ndjerë se pandemia e ndaloi atë të shijonte gjërat që ishin të rëndësishme për të dhe kjo e çoi drejt vetëvrasjes.
Burri i saj zemërthyer Rob, 56 vjeç, mori një telefonatë nga gruaja e tij duke i kërkuar që të merrte qenin e tyre. Ai mbërriti në shtëpinë e tyre në Merthyr Tydfil, Uellsi i Jugut, rreth orës 16:30 në dhjetor 2020 për ta gjetur atë të varur. Robert i bëri homazhe gruas së tij në seancë, duke e quajtur atë një person të mahnitshëm dhe yllin më të ndritshëm në qiell.
Ajo kishte mbledhur fonde për të bërë një operacion pionier në gjymtyrë. që nuk është i disponueshëm në NHS. Jane kishte mbledhur më shumë se 20,000 £ nga objektivi i saj prej 265,000 £ kur vdiq, por kishte thënë se po e duronte” jetën në vend që ta shijonte atë.