SKOCI-“23 vjet më vonë Gennaro Gattuso mund të rikthehet te Rangers, këtë herë si trajner”. Disa media nënvizojnë faktin se ish-mesfushori i Milanit është profili ideal për të zëvendësuar Steven Gerrard, që firmosi me Aston Villa-n.
“Gattuso-Rangers Glasgow, Mendes vendimtar”
Gattuso e nisi futbollin profesionist te Perugia në vitin 1995, italiani u transferua në Skoci dy vjet më vonë kur ishte vetëm 19 vjeç ku, edhe pse në vetëm një sezon, la një kujtim të jashtëzakonshëm. Më pas ai kaloi te Salernitana në vitin 1998-99, një trampolinë për Milanin, i cili e mori duke filluar nga kampionati i ardhshëm.
Gjithashtu sipas lajmeve nga Britania e Madhe, menaxheri i fuqishëm portugez, Jorge Mendes, mund të luajë rol vendimtar për rikthimin në Glasgoë të ish-mesfushorit kampion Bote me kombëtaren italiane në vitin 2006.