Humbi jetën pasi u godit me thikë, viktima ish-polic i burgjeve!

0

Egli Pashollari i cili mbeti i vrarë me thikë pasditen e sotme, rezulton të ketë punuar si polic i burgjeve.

Viktima Egli Pashollari është goditur me thikë gjatë sherrit në një lokal. Ngjarja ndodhi në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, afër një fast-food ku Egli Pashollari është goditur me mjet prerës dhe ka humbur jetën kur ka mbërritur në spital.

Autori është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.