Humbi jetën pasi u shoqërua në komisariat, Berisha ngushëllon familjen e Laer Kurtit

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar për të ngushëlluar familjarët e 32-vjeçarit, Laer Kurti, i cili gjeti vdekjen pasi u shoqërua nga Policia mbrëmjen e djeshme.

Pritjet e mortit po zhvillohen në ambientet e shtëpinë funerale te rruga e Dibrës në Tiranë.

Gjatë shoqërimit në komisariat, gjendja shëndetësore e 32 vjeçarit është përkeqësuar dhe është dërguar për në spital me makinën e policisë.

Këta të fundit thanë se 32-vjeçari ndërroi jetë në tek Trauma, deklaratë që më vonë u përgënjeshtrua nga vetë spitali.

Ndërkohë më herët AMP doli me një komunikatë ku thuhej se i riu humbi jetën pasi në stomakun e tij u gjet një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore.

Ndërkohë nuk është konstatuar dhunë në trupin e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu