Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një vajzë katër vjeçare humbi në det. Menjëherë është ndërmarrë një operacion për shpëtimin e saj, e cila kishte humbur në det dhe ishte larguar 2.5 km nga bregu, pasi ishte shtyrë nga era e fortë. Fillimisht fëmija u vu re nga një udhëtar në linjën e tragetit Rio-Antirio në Patër.
Ai ka njoftuar menjëherë marinarët të cilët kanë bërë të mundur shpëtimin e vogëlushes. Vajza u dërgua në spitalin e Rios për kontroll dhe më pas në shtëpi, pasi nuk shfaqi probeleme. Pritet të nisin hetime të hollësishme në lidhje me ngjarjen.
Burimi:keeptalkinggreece