Humbi rastin e “artë”/ Asllani shpërthen në lot pas ndeshjes me Barcelonën, momenti kur ngushëllohet nga ekipi

0

Barcelona dhe Inter dhuruan mbrëmjen e djeshme një spektakël të denjë për një ndeshje të Champions League, teksa barazuan me rezultatin 3 me 3, në Camp Nou.

Skuadra zikaltër kishte mundësinë e artë që të merrte dhe fitoren, kur pikërisht shqiptari Kristjan Asllani u gjet i vetëm përballë portierit gjerman Marc Andre Ter-Stegen.

Megjithatë, rasti i artë i 20-vjeçarit shqiptar për të kishte hyrë në histori duke i dhënë italianëve kualifikimin u prish nga portieri, i cili ndaloi topin duke mos e lejuar të përfunduar në rrjetë.

Duket se mosha dhe eksperienca e pakët dha efektet e saj, dhe Asllani ngeli i shtangur kur kuptoi se çfarë rasti kishte humbur. Pas vërshëllimës së arbitrit lojtari madje shpërtheu në lot, ndër shokët e tij të skuadrës shkuan për ta mbështetur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu