Një situatë e pazakontë është regjistruar sot në zonën zgjedhore nr. 59 në Fier, konkretisht në Qendrën e Votimit 3134/01, e vendosur në ambientet e shkollës “Kostandin Peto”.
Sipas të dhënave paraprake, nga 547 fletë votimi që figurojnë si të dërguara në sistem, në qendër janë gjetur vetëm 47, duke rezultuar në një mungesë prej 500 fletësh votimi.
Mospërputhja ka alarmuar komisionerët dhe përfaqësuesit e partive, ndërkohë që pritet një verifikim urgjent nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ngjarja është cilësuar si e paprecedentë dhe ka ngritur shqetësime serioze për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në këtë qendër.
Deri në një sqarim zyrtar dhe zgjidhje të situatës, votimi në këtë njësi mund të ndikohet ose të pezullohet përkohësisht.