Humbin jetën 15 persona nga rrëshqiptja e dheut në minierë

0

Një rrëshqitje e dheut në një minierë artizanale ari ka vrarë të paktën 15 persona në Guinea verilindore.

Sipas mediave të huaja, ngjarja e rëndë ndodhi në provincën e largët Siguiri, 800 kilometra nga kryeqyteti Conakry. Në një deklaratë qeveria tha se kishte filluar një hetim.

Trupat e viktimave janë gjetur, ndërsa raportohet se ka edhe gra midis viktimave. Zona mban disa nga rezervat më të mëdha të arit të vendit të Afrikës Perëndimore. infowebtv