Humbin turistët në Llogara, policia në kërkim të tyre

0

Tjetër histori me turistë të humbur në Shqipëri.

Disa turistë francezë kanë kërkuar ndihmë gjatë natës pasi kanë humbur rrugën dhe nuk dinë ku ndodhen.

Policia e Orikumit së bashku me Adminsitratën e Zonave të Mbrojturave janë nisur për gjetjen e tyre.

Sipas policisë turisti ose turistët francezë jnaë nisur nga Llogoraja në drejtim të Malit të Karaburunit për të zbritur më tej në gjiret e gadishullit.
Nuk dihet ku janë, por sipas informacioneve mendohet se ata ndodhen pranë gjirit të Shën Andresë.
Policia është në kërkim të tyre.