Hynë të maskuar dhe të armatosur, detaje nga grabitja e argjendarisë në Kamëz, policia sekuestron kamerat

0

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me grabitjen me armë të një argjendarie, një ditë më parë në Kamëz.

Sipas burimeve në grabitje janë përfshirë katër persona. Policia ka arritur që të sekuestrojë kamerat ku duken qartë tre persona të armatosur dhe të maskuar që dalin nga mjeti dhe futen brenda argjendarisë, ku arritën që të grabisin afro 500 gramë flori.

Personi i katërt kishte rolin e shoferit dhe ky i fundit ka qëndruar në mjet deri sa kanë dalë tre autorët nga biznesi dhe më pas janë larguar me mjetin tip “BMË”.

Sakaq policia ka ngritur disa pika kontrolli për kapjen e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu