I akuzuar për aferën e inceneratorëve/ Apeli i GJKKO lë në burg zëvendësin e Armando Dukës

0

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka zhvilluar ditën e sotme një seancë gjyqësore për çështjen e zëvendës presidentit të FSHF-së, Arben Dervishaj.

Dervishaj, zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe 4 personat e tjerë akuzohen se janë përfshirë në skemën e mashtrimit me inceneratorin e Fierit, ndërsa ish-zyrtari i FSHF-së kishte Apeluar masën duke kërkuar ndryshimi e saj, kërkesë që u rrëzua këtë të enjte në Apel.

Njoftimi i prokurorisë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Iliriana Olldashi, sot më datë 29.12.2022, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 40 akti, datë 22.12.2022 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim A.D., R.M. dhe E.Sh., ndaj vendimeve nr. 82 akti, datë 11.11.2022 dhe nr. 86 akti, datë 18.11.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lëndë të masave të sigurimit, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimeve nr. 82 akti, datë 11.11.2022 dhe nr. 86 akti, datë 18.11.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për disponimet lidhur me ankuesit A.D., R.M. dhe E.Sh.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu