Një 22 vjeçar në Kukës është arrestuar për dhunë në familje dhe kundërshtim të forcave të policisë.
I riu është denoncuar mbrëmjen e së martës nga nëna e tij për dhunë psikologjike në banesë, por gjatë shoqërimit në komisariat, ai ka kundërshtuar me forcë punonjësin e policisë.
Ndaj tij rëndojnë akuzat “Dhuna në familje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.