I akuzuar për homofobi dhe racizëm, partneri i Billie Eilish kërkon falje

0

Billie Eilish dhe i dashuri i saj i supozuar, Matthew Vorce janë sulmuar pafund në rrjet dhe arsyeja ka qenë partneri 29-vjeçar i këngëtares.

I akuzuar për racizëm dhe homofobi, Matthew duket se ka reaguar menjëherë duke mos lejuar ‘njollosjen’ e figurës së tij si aktor dhe shkrimtar, por edhe reputacionin e Billie-it.

Fansat e 29-vjeçarit kanë shkëputur pjesëza nga postimet e tij në rrjetet sociale dhe kanë theksuar fraza ofenduese që ai ka përdorur kundrejt njerëzve me ngjyrë dhe homoseksualëve.

Këto fraza janë bërë shkak që përveç Matthew Vorce, të sulmohet dhe Eilish për shkak të preferencave që ajo ka për meshkujt që dëshiron të ketë në krah, shkruan InfoWebTv.

“Më vjen turp dhe më vjen keq që i kam përdorur në çdo kontekst. Nuk ka të bëjë fakti se si jam rritur dhe nuk është ajo për të cilën unë qëndroj. Unë nuk duhet ta kisha përdorur këtë gjuhë në radhë të parë dhe nuk do ta përdor përsëri. Më vjen shumë keq për lëndimin që kam shkaktuar. Unë marr përgjegjësi të plotë dhe vazhdoj ta mbaj veten të përgjegjshëm për veprimet e mia”, është shprehur aktori.

Ende Billie nuk ka reaguar për këtë zhurmë që i dashuri i saj ka shkaktuar në rrjet, edhe pse në një InstaStory ajo shkruajti “Jam e lodhur”. Ndoshta kjo frazë i referohej kësaj situate.

Kujtojmë se Billie dhe Matthew mendohet të kenë qenë bashkë që prej muajit Prill.Çifti  është parë në Kaliforni shpesh herë, por asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lidhjen.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu