I akuzuar për prostitucion, Policia e Italisë arreston shqiptarin në Pisa

0

Një shqiptar mendoi që drejtësia italiane e kishte harruar, por ai është vënë në prangat e policisë sapo ka mbërritur në aeroportin e Pizas.

Mësohet se shqiptari 50-vjeçar ishte i dënuar me 12 vjet e gjysmë burg dhe me një gjobë prej 17 mijë euro. Sipas mediave italiane, raportohet se 50-vjeçari shqiptar akuzohet për prostitucion.

Shqiptari po udhëtonte nga Tiranë për në Piza. Përveç akuzës së prostitucionit, mbi shqiptarin rëndojnë edhe akuzat e grupit kriminal dhe rrëmbimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu