I akuzuar për vrasje, gjykata lë në fuqi dënimin me 17 vite burg për 54-vjeçarin

0

2 shtetas kanë rënë në pranga në qytetin e Korçës.

Policia bën me dije se Spiro Xholi, 54 vjeç i dënuar më parë me 17 vite burg për vrase me dashje ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 11 vite e 5 muaj burg,.
Ndërkohë një 41-vjeçari ka rënë në pranga pasi akuzohet për dhunë në familje duke dhënë masën me 5 muaj burg

DVP Korçë
Ndalohen 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, pasurisë/të miturve dhe dhunës në familje në DVP Korçë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për ndalimin e shtetasit Spiro Xholli, 54 vjeç, banues në Elbasan (i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”).
Gjykata e Apelit Korçë me vendimin e datës 04.03.2022, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr. 540, datë 29.10.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, që e ka dënuar këtë shtetas me 17 vite burg, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 11 vite e 5 muaj burg, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Ndalimi i këtij shtetasi, u bë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 18.03.2017, në afërsi të fshatit Braçanj, Devoll, ku pas një konflikti për motive të dobëta, 54-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin D. M., (i arrestuar më parë nga policia) kanë goditur me mjete të forta shtetasin Z. A., i cili për pasojë gjeti vdekjen dhe plagosën dy shtetasit e tjerë D. T. dhe M. B.
———-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e vendimit të urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për ndalimin e shtetasit R. P., 41 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 5 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.
———
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për veprën “Mashtrimi”, për shtetasin S. F., 63 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, pasi ky shtetas ka shkelur detyrimet e një kontrate të nënshkruar me shtetasin B. H., 50 vjeç, banues në Tiranë, të cilit nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se i ka përvetësuar 15.800 dollarë, duke i premtuar prodhimin e një sasie produktesh të konservuara.
———-
Më datë 04.03.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur shtetasja M. Ç., 49 vjeçe, banuese në fshatin Vreshtas, Maliq, e cila kallëzon se i është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi G. Ç., 54 vjeç. Nga ana e policisë po punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu