I akuzuar për vrasjen e Endrit Mustafës/ Ibrahim Lici përfaqësohet nga një prej avokatëve më të njohur në Turqi

0

Ibrahim Lici, i arrestuar në 13 shkurt në Turqi raportohet se ka pajtuar një prej avokatëve më të njohur turq.

Bëhet me dije se përmes përfaqësuesit të tij ligjor, Lici kërkon të ndryshojë masën e caktuar ndaj tij.

Ky veprim ngre pikëpyetje nëse Lici do të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur me drejtësinë shqiptare apo do të lirohet.

Kujtojmë se Lici ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasjen e Endrit Mustafës.

Në momentin e arrestimit Lici ishte në banesën e një miku të tij në Stamboll, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur një armë, 50 fishekë, dokumente të falsifikuara në emër të një shtetasi belg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu