I akuzuar për vrasjen e Taulant Beqirit, del përpara gjykatës Skerdian Gabrani

0

Skerdian Gabrani, i akuzuar për vrasjen e Taulant Beqirit paraqitet sot në gjykatën e Vlorës për tu njohur me masën e arrestit.

Gabrani u vetëdorëzua në 19 maj në polici.

Gjyqtar i seancës së sotme është gjyqtari Albert Spiro, prokuror Kledian Llahja dhe avokat i të pandehurit Ilir Zoto.

Kujtojmë se Gjykata e Vlorës në 6 mars la në burg Andi Jonuzajn, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Taulant Beqirajt. Ai u arrestua nga policia vetëm pak momente pas ekzekutimit të 31-vjeçarit.

Përveç tij, policia shpalli në kërkim edhe dy persona të tjerë në lidhje me vrasjen, Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabrianin. Ky i fundit i vetëdorëzuar tre ditë më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu