Policia i ka sekuestruar 30 mijë euro një 30-vjeçari në llogarinë e tij bankare në Fier.
Ky shtetas është arrestuar në Greqi për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”.
Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.