I arrestuar për korrupsion, Lefter Koka shtrohet në spital

0

Ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka është shtruar në spitalin e burgut diten e djeshme. Ai ndodhet në burg prej disa javësh pasi u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion në lidhje me incineratorët. Mësohet se ish-Ministri vuan nga ç’rregullime të sistemit kardiak.

Kujtojmë se më 14 dhjetor SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan.

Prokuroria e Posaçme akuzon ish ministrin e mjedisit për tre akuza. Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”. Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

Sipas SPAK Koka akuzohet se ka përfituar rryshfet në vlerën e 3.7 milion eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu