I arrestuar për trafik droge në Gjermani, ja sa është vlera e pasurive të sekuestruara të Altin Gegës

0

Mësohet se vlera e pasurive të sekuestruara të Altin Gegës shkon në 5 mln euro.

Pronat u sekuestruan nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve kriminale. Dyshohet se pronat e Gegës e familjarëve të tij vijnë nga aktiviteti kriminal.

Gegës i’u sekuestruan dy pasuri të paluajtshme (ara), në Tiranë, një apartament në rrugën “Myslym Keta” dhe 3 objekte në një kompleks pallatesh në rrugën “Aleksandër Konda”.

Gega i arrestuar si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu