I arrestuar për vrasjen e Rakip Rolit, Llej Lika: E bëra unë për hakmarrje

0

“Vrasjen e kam bërë unë dhe babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen” . Kjo ka qenë dëshmia e dhënë në polici nga 22-vjeçari Llej Lika i cili së bashku me babain e tij Skëndër Lika dhe Klajdi Gjexhajn (Beleshi) u arrestuan një ditë më parë për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në Sanxhak të Kurbinit.

I riu ka thënë para hetuesve se vrasjen e ka kryer në shenjë hakmarrje, pasi djemtë e viktimës e kishin dhunuar barbarisht në muajin korrik të këtij viti.

Biznesmeni i materialeve të ndërtimit Rakip Roli apo i njohur ndrydhe dhe me emrin Pilot u ekzektua me breshëri plumbash teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz Audi Q7 në rrugën e vjetër Laç-Mamurras.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu