I ati pas hekurave, Dasara Malltezi shijon jetën në Rotterdam

0

TIRANË- Edhe pse babai i saj ndodhet pas hekurave që prej ditës së shtunë, Dasara Malltezi, duket e pashqetësuar në rrjetet sociale, teksa sot ka publikuar një foto duke shijuar ushqimin në Rotterdam. Mbesa e ish-kryeministrit nuk ka bërë asnjë reagim për situatën në të cilën po kalon jo vetëm babai i saj, por edhe e gjithë familja, të cilës i është sekuestruar dhe një pjesë e mirë e pasurisë.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Ogranizuar (GJKKO) la dje në fuqi masën arrest me burg për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbaër Malltezi, pasi akuzohet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Ditën e djeshme u tha se SPAK ka sekuestruar disa shpjegime të dhëna nga vajza e Jamarbër Malltezit, Dasara Malltezi, për një institucion gjerman, në lidhje origjinën e 42 mijë eurove të dhëna nga babai i saj.

Berisha nga ana e tij u përgjigj me akuza për familjen e ish-kryeministrit Edi Rama, e më konkretisht për vajzën e bashkëshortes së tij, Rea Xhillari. Sipas Berishës kjo e fundit ka fituar dhjetëra tender publik, me kompaninë e saj të arkitekturës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu