“I bëjmë thirrje Rusisë të ulë tensionet”, Xhacka: Shqipëria mbështet sovranitetin territorial të Ukrainës

0

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës dhe i ka këkruar Rusisë që të ule tensionet në kufi.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Jashtme kërkon nga Putini që të zgjidhë krizën përmes rrugëve diplomatike dhe të respektojë sovranitetin territorial të Ukrainës.

Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të rikofirmojmë edhe një herë mbështetjen e #Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të #Ukrainës. Ne ripërtërijmë thirrjen tonë për #Rusinë që të ulë tensionet dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike”, shkruan Ministria e Jashtme e Shqipërisë.