I bëri ‘zbor’ policisë. Ky është 31-vjeçari Fation Lika, me të “shkuara të errët” në Itali

0

Fation Lika është 31-vjeçari nga Kurbini i cili ra në prangat e Policisë së Kurbinit ditën e sotme së bashku me vëllain e tij, Klodian Lika.

31-vjeçari nuk iu bind patrullës së policisë rrugore, madje pas ndjekjes së efektivëve, doli nga makina dhe vrapoi duke kërcënuar efektivët me armë.

Mediat italiane shkruajnë për Fation Likën se në nëntor të 2015 deri në janar të vitit 2016 ky grup shqiptarësh kanë grabitur të paktën 6 vila në rrethinat e qytetit të Mantovës e Bergamos me objektiv paratë, bizhuteritë dhe objektet e floririt.

Në moshën 27-vjeçare, Fation Lika vë në shënjestër babë e bir pas një sherri për motive banale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 5 vite më parë në Kurbin, kur babë e bir po udhëtonin me mjetin e tyre dhe janë qëlluar me pistoletë nga Lika, i cili u shpall në kërkim.

Atentati u planifikua në rrugën e lagjes “Laska”, fshati Fushë-Milot të Kurbinit, duke udhëtuar me një veturë tip “Golf”, pas një konflikti të çastit, për motive banale, ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të mjetit mikrobus që drejtohej nga Amer Kasmi, banues në Fushë-Milot. Nga të shtënat janë shkaktuar dëmtime të automjetit, shkruajnë mediat italiane.

Pasi furgoni ka ndaluar për shkak të çarjes së gomës nga plumbat, ka tentuar të vrasë me armë zjarri djalin e Amerit, 22-vjeçarin Sulejman Kasmi, i cili mori një plagë të lehtë. Lika rezulton i skeduar edhe për ngjarje të tjera brenda vendit dhe jashtë tij, kryesisht për sherre banale, kërcënim, posedim të armëve etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here