I bie guri i varrit në kokë, humb jetën në varreza 67-vjeçari

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku raportohet se ka humbur jetën një 67 vjeçar, pasi i ka rënë një pllakë mermeri në kokë aksidentalisht.

“Rreth orës 17.00, shtetasi N.Th, 67 vjeç, duke transportuar një pllakë guri për në varrezat katolike të fshatit Shkjezë, Bushat, Vau i Dejës, dyshohet se aksidentalisht është penguar duke i rënë pllaka e mermerit në kokë dhe për pasojë ka humbur jetën.”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu