Pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmë, presidenti Donald Trump ka dhënë një intervistë për Fox News.
Trump është pyetur për vendimin e tij që, edhe pas eventit, ai donte të vazhdonte mbrëmjen. Ai shprehu dëshirën për të vazhduar eventin, por tha se procedura e sigurisë ia pamundësoi këtë.
“E urrej një njeri të tillë”, tha Trump, duke e quajtur agresorin një individ të çmendur që nuk meritoi të ndikonte në eventin e planifikuar. Trump theksoi se, ndërsa ai kishte dëshirë të vazhdonte eventin, protokolli i sigurisë ia pamundësoi.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se ngjarje të tilla janë të vështira për t’u menaxhuar në hotele të mëdha, siç ishte rasti i Hilton-it, dhe ai ritheksoi nevojën për një sallë të sigurtë në Shtëpinë e Bardhë.
Trump përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij për nevojën e ndërtimit të një salle të re vallëzimi në Shtëpia e Bardhë, duke deklaruar se projekti po ecën përpara afatit dhe brenda buxhetit të parashikuar.
Kur u pyet për ndikimin që kjo ngjarje mund të ketë në miratimin e financimeve për Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Trump nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por kaloi në lavdërimin e agjentëve policorë.
Ai po ashtu e quajti agresorin “një njeri të sëmurë” dhe “një njeri shumë të shqetësuar” që “urrente të krishterët”.
Trump lavdëroi Shërbimin Sekret dhe të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit për veprimin e shpejtë dhe të saktë, duke thënë se agresori “kërceu si një lojtar i NFL-së”, por ata “e ndaluan menjëherë”.
Ai siguroi se sulmuesi nuk ka pasur mundësi të afrohet pranë personaliteteve politike të larta dhe se situata ishte menaxhuar me sukses.





