I dehur në timon, përplasi 6 automjete të parkuara në Sarandë, arrestohet 20-vjeçari nga Elbasani

0

Një 20-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi dyshohet si autor i dëmtimeve të të paktën 6 automjeteve të parkuara.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës ku një mjet tip BMW, që drejtohej nga 20-vjeçari Antonio Dimo, ka humbur kontrollin dhe për rrjedhojë janë përplasur gjithë mjetet e tjera të parkuara aty.

Antonino Dimo ka qenë nën efektin e pijeve alkolike kur ka aksidentuar mjetet e tjera, duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Antonino Dimo është gjobitur edhe me 170 mijë lekë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu