I dënuar me 3 vite burg se mbolli drogë në 2015, prangoset në Morinë 45-vjeçari

0

Gjevalin Brahaj, i dënuar me 3 vite burg nga Gjykata e Tropojës për kultivim droge është arrestuar sot në Doganën e Morinës. 45-vjeçari ka mbjellë drogë në fshatin e lindjes, në Kërrnajë, e në vitin 2015 është dënuar me burg nga Gjykata e Kukësit.

POSTIMI I PLOTË:

Morinë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Kapet dhe ndalohet 45-vjeçari i dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Efektikët e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, në dalje të PKK Morinë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur të kërkim: Gjevalin Brahaj, 45 vjeç, banues në Kërrnajë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, me vendimin e datës 22.07.2016, e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas, në vitin 2015, ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Kërrnajë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.