Fatmir Xhafaj: Është fakt që ne të gjithëve këtu, duhet të na bëjë të skuqemi për zgjedhjet e gabuara që kemi bërë, edhe në KLGJ e KLP. Ne këtu kemi votuar për ta, ndaj duhet të njihemi të turpëruar për zgjedhjet që kemi bërë. Duke njohur këtë përgjegjësi dhe duke reflektuar ne i japim akoma dhe më shumë besueshmëri procesit. Raportohet se ka probleme me ritmin, me vonesa dhe zvarritjen e qëllimshme të disa prej tyre. Ashtu sikundër ka akuza për cënim të paanshmërisë, për disa komisionerë të veçantë për gjykimin me dy standarde, cënim të paanshmërisë dhe objektivitetit, nënshtrim ndaj presioneve e tjerë. ONM duhet të luante një rol më shumë proaktiv në këtë drejtim. E vlerësoj shqetësues faktin që për disa komisionerë për efekt hakmarrje dhe shantazhi janë iniciuar kallëzime penale që mbahen prej muajsh pa veprime dhe përmes tyre tentohet të ndikohet në vendimarrje të caktuara. ONM mund e duhej të luante një rol shumë më proaktiv në gjykimin e ndëshkimin e praktikave të tilla. E vlerësoj shqetësues faktin që për disa komisonerë për efekt hakmarrje e shantazhi janë inicuar kallëzime penale që mbahen prej muajsh pa veprime e tentohet të ndikohet në vendimmarrje të caktuara.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





