I dënuar me burg për vjedhje, arrestohet në Gjermani shqiptari i shpallur në kërkim

0

GJERMANI -Autoritetet në Gjermani kanë arrestuar një 32-vjeçar shqiptar pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja shqiptari është ndaluar fillimit për një kontroll teksa kishte kaluar kufirin nga Holanda.

Gjatë kontrollit të të dhënave të tij personale, oficerët zbuluan se prokuroria publike e Dyseldorfit ishte në kërkim të 32-vjeçarit shqiptar për veprën penale të vjedhjes, për të cilën ai ishte dënuar në maj të vitit 2019.

Shqiptari u dërgua në një institucion korrektues për të vuajtur dënimin e tij me gjashtë muaj burg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu