I dënuar për trafik droge në Milano, arrestohet shqiptari me 4 identitete

0

Një 44-vjeçar me katër identitete të ndryshme është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Blutë bëjnë me dije se ishte dënuar në Tiranë dhe Milano për trafik droge.

44-vjeçari njihej me katër emra të ndryshëëm konkretisht Eugen Vasili alias Eugen Lici alias Genti Goxhaj alias Gentjan Goxhaj.

Tashmë Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

“Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndalohet 44-vjeçari i dënuar jashtë dhe brenda vendit, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, bënë kapjen dhe ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim Eugen Vasili alias Eugen Lici alias Genti Goxhaj alias Gentjan Goxhaj, 44 vjeç, banues në Tiranë.

Këtë shtetas, Prokuroria e Milanos e ka dënuar me 4 vjet e 9 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Gjithashtu, ky vendim është njohur dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka vendosur se pas ekzekutimit të këtij vendimi, këtij shtetasi i mbeten për të vuajtur edhe 2 vjet e 5 muaj burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu