TIRANË– Përmes internetit i burgosuri Neim Behari pretendon se po përndiqet mbasi denoncoi aferat korruptive dhe pagesat që sipas tij jepen për të transferuar të dënuarit nga njëri burg në tjetrin.
I burgosuri i shpallur fajtor dhe i dënuar me 25 vjet për vrasje, thotë se veç burgut ai po izolohet herë pas herë. Emri i të burgosurit që është dërguar disa herë në izolim me vendim gjykate , u denoncua edhe nga ish-gjyqtari i shkarkuar më pas nga KLGJ Markelian Kuqo, që tregoi se ishte telefonuar nga i burgosuri pasi kishte shpallur izolimin e tij.
Por pas telefonatës që paralajmëronte lëndë plasëse në mjetin e gjyqtarit që liroi Gert Gjinarin, çdo gjë rezultoi false.