I dha ilaçe të gabuara 38 vjeçares dhe i shkaktuan probleme shëndetësore, shpallet në kërkim farmacistja në Tiranë

0

Policia ka shpallur në kërkim një farmaciste për shkak se i ka dhënë gabimisht medikamentet mjekësore një 38 vjeçareje. Si pasojë e konsumimit të tyre, 38-vjeçares iu kanë shkaktuar probleme shëndetësore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases 22 vjeçe (farmaciste). Kjo shtetase, duke qenë e punësuar në një farmaci në Rrugën e Dibrës, dyshohet se i ka dhënë gabimisht medikamente mjekësore, shtetases 38 vjeçe, dhe si pasojë e konsumimit të tyre, 38-vjeçares iu kanë shkaktuar probleme shëndetësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu