I dha leje kushëririt për hapjen e një guroreje në Fierzëz, Rexh Byberi paraqitet në SPAK

0

Është paraqitur gjatë ditës së sotme në SPAK, në orën 10:40 minuta, kyetari i Bashkise Tropojë Rexh Byberi. Ai është thirrur lidhur me një denoncim të bërë nga 300 banorë të Fierzëz, të cilët paditën Byberin në SPAK.

Ai u denocnua para 7 muajsh nga 300 banorë të njësisë administrative Fierzë pasi sipas tyre ai ka favorizuar kushëririn e tij për hapjen e një guroreje, duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin.

Kjo është hera e parë që Rexh Byberi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu