I dha veshkën të dashurit, ai e tradhton dhe e lë: Zoti do na bashkojë një ditë

0

Një studente e cila i dhuroi veshkën të dashurit tregoi se ai e kishte lënë pak muaj pas operacionit.

Në një video të publikuar në rrjetin social Tik Tok Colleen Le, 30 vjeçe e cila jeton në Amerikë tregoi se të dashurit të saj i duhej veshka sepse po luftonte me një sëmundje kronike të veshkave që kur kishte qenë adoleshent.

Ajo ia kishte dhuruar veshkën pasi testi vërtetoi se mund të bëhen, por kishte kalur më pak se një vit pas operacionit dhe ai e kishte tradhëtuar dhe ishin ndarë pak muaj më vonë.

Profili i saj mori 2 milionë like dhe veprimet e saj u komentuan nga mijëra njerëz pro e kundër veprimit të saj.

Në një klip të mëvonshëm, Colleen tregoi se marrëdhënia e çiftit ndryshoi kur ai kishte shkuar në një festë beqarie në Vegas me grupin e tij të kishës shtatë muaj pas operacionit.

Tre muaj më vonë, ai i dha fund lidhjes duke i thënë: “Nëse jemi të destinuar për njëri-tjetrin, Zoti do të na bashkojë përsëri”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu