I fshehur te rrotat e avionit, i riu mbijeton në temperaturën -47 gradë për dy orë e gjysëm fluturim

0

Një 26-vjeçar i paidentifikuar u gjet i fshehur brenda pajisjes së uljes së një avioni pasagjerësh në SHBA.

Ai i mbijetoi një fluturimi dy orë e gjysëm në mbi 10 mijë metra lartësi dhe në temperatura ekstreme që arrinin deri në -47 gradë Celsius.

Pasi u gjet nga policia kufitare pas uljes së avionit, ai ishte terësisht i trullosur dhe njerëzit iu afruan për t’i ofruar ndihmë dhe ujë për të pirë.

Sipas mediave të huaja ai u dërgua në spital për një kontroll të shëndetit, por nuk kishte pasur asnjë dëmtim nga kjo përvojë e rrezikshme.

I riu ishte një emigrant i paligjshëm nga Guatemala dhe do të deportohet në vendin e tij të origjinës.

Shumica e avionëve që transportojnë pasagjerë fluturojnë në lartësi nga 9100 metra deri në 12800 metra. Për shkak të lartësisë, temperatura në pajisjen e uljes së avionit arrin deri në -47 gradë Celsius, duke bërë që niveli i oksigjenit të ulet në mënyrë drastike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu