Tragjike! 12-vjeçarja goditet me thikë gjatë ndezjes së dritave të krishtlindjeve

0

Nxënësja Ava White vdiq pas një incidenti në ndezjen e dritës së Krishtlindjes në Liverpool të enjten – që atëherë homazhet kanë qenë të shumta nga mësuesit, miqtë dhe familja e saj.

Një adoleshent është akuzuar për vrasjen e dyshuar të një nxënëseje në ndezjen e dritave të Krishtlindjeve.

Ava White, 12 vjeç, vdiq pas një incidenti në qendër të qytetit të Liverpool të enjten mbrëma.

Një djalë 14 vjeç u akuzua për vrasjen e saj mbrëmë vonë. I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkaqe ligjore, është lënë në masën e paraburgimit për t’u paraqitur sot në gjykatë.

Ai akuzohet edhe për posedim të një thike. Tre djem të tjerë të arrestuar janë liruar me kusht ndërsa hetimet vazhdojnë, tha policia.