I harruar për 15 muaj në morg, trupi i Arben Lleshit më në fund varroset nga shteti

0

Pasi qëndroi për disa muaj në morg, trupi i Arben Lleshit u varros nga autoritetet vendore të Matit, pasi familjarët nuk e tërhoqën. Sipas Prokurorisë së Elbasanit, procedura u krye me autorizimin përkatës, ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore konfirmon se trupi u tërhoq më 20 nëntor të vitit të kaluar.

Arben Lleshi u ekzekutua më 15 dhjetor 2023 në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj, një tjetër i dënuar me burgim të përjetshëm, i cili ndodhet në regjimin e posaçëm 41-bis. Gjatë ngjarjes, u plagos aksidentalisht edhe i burgosuri Indrit Shaqja.

Familjarët nuk e morën trupin e pajetë, duke aluduar se nuk e njihnin. Shkak u bë e shkuara kriminale e të ndjerit, ndërsa nga frika e hakmarrjes askush nuk e kërkoi. Lleshi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të mëparshme. Megjithatë, Prokuroria e Elbasanit ka konfirmuar përmes analizës së gjurmëve të gishtave se viktima ishte Arben Lleshi, duke u dhënë fund spekulimeve.