I humbur prej 6 muajsh, gjendet i pajetë endacaku në Korçë

0

Një person i shpallur i humbur prej rreth 6 muajsh është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në zonën e Çardhakut, në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si një endacak, i cili ishte raportuar i zhdukur prej disa muajsh. Nga këqyrja e parë e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Korçës, ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si dhe kohën e saktë kur ka ndodhur.

Ndërkohë, Policia e Korçës ka nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.