I humbur që më 29 gusht, gjendet i varur në lis 57-vjeçari nga Gramshi

0

I humbur që më 29 gusht, gjendet i varur në një pemë lisi 57-vjeçari me banim në fshatin Nartë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shmitër të Gramshit. kanë qenë vetë familjarët ata që kanë gjetur të varur të ndjerin.

Gramsh/ Informacion paraprak

Më datë 12.09.2021, rreth orës 14:15, në fshatin Shmiter, Njësia administrative Kushov, Gramsh, në një pemë lisi është gjetur i vetëvarur nga familjarët pa shenja dhune shtetesi Y.F., 57 vjeç, banues në fshatin Nartë, Njësia administrative Skënderbegas, Gramsh, i cili është shpallur në kërkim si person i humbur nga familjarët më datë 29.08.2021.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu